Alarm në selinë e OKB në Nju Jork, një person i armatosur qëndron para godinës, rrethohet zona

Selia e Kombeve të Bashkuara është e mbyllur.

Jashtë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara është dhënë alarmi pasditen e sotme.

Mediat bëjnë me dije se një person i armatosur është ndalur para godinës duke refuzuar të largohet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po negocion me personin e armatosur.