Momenti kur dy gra përdorin armën e një burri për të vjedhur orën e tij ‘Rolex’ (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku dy gra kanë tentuar t’i vidhnin një qytetari orën e tij ‘Rolex’ duke përdorur armën e tij.

Siç shihet në pamjet që janë kapur nga kamerat e sigurisë dy gratë pasi kanë marrë Rolex kanë tentuar të largohen me ashensor, por që burri i ka ndjekur duke iu ndërprerë në mes ‘misionin’ e tyre.

Në video shihet se njëra prej grave mban armë në kraharorin e burrit, duke e shtyrë që të mos i ndjek në mënyrë që ajo të futet të ashensor dhe të largohet.

Por megjithatë burri nuk i ka lënë te qeta pasi edhe ai përpiqet që të futet në ashensor.

Më pas njëra nga gratë i hedh armën në dysheme disa metra larg dhe më pas futet në ashensor. Po ashtu edhe gruaja tjetër që kishte orën në dorë e hedh përtokë e më pas largohen së bashku me bashkëpunëtoren në vjedhje.

Si përfundim ata nuk kanë mundur ta marrin orën.