"Toyta Yaris", Taulant Balla i thotë Bashës: Padite Berishën në gjykatë
Në luftën mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, socialistët kërkojnë ta ndihmojnë këtë të fundit duke i dhënë zgjidhje për problemet mes tyre.
Për akuzat e liderit historik të PD-së ndaj Kryedemokratit për përfshirjen e tij në çështjen e "Toyota Yaris", kreu i grupit socialist Taulant Balla e ka këshillur Lulzim Bashën që t’i drejtohet Gjykatës.
Balla: Unë zotin Basha e kallëzova penalisht në gjykatë dhe mendoj se dhe Basha ta kallëzojë penalisht Berishën në Gjykatë. Meqënëse po flasim për pastrim parash zotëria (Gazmend Bardhi) që po bën zhurmë ka qenë avokati i zotit Basha në atë gjyq të humbur nga zoti Basha.Nëse zoti Basha ka bashkëpunuar me mua. Për 30 vite Berisha çfarë nuk ka thënë tani ka kohë të merret me ju dhe për gjërat që ju me të padrejtë që na keni akuzuar ne dëgjoni Saliun t'jua thotë ju.
Sugjerimin e socialistit, Basha do ta marrë nëpërmjet demokratëve të tjerë, pasi ai nuk ndodhej në Parlament për t’ja dëgjuar fjalën e tij.
Nga ana e tij, Lulzim Basha, hodhi sërish akuza ndaj qeverisë dhe drejtësise, institucione që sipas tij po heshtin për pastrimin e parave të pista të mafies në sektorin e ndërtimit.
Madje kreu i PD, në fjalimin e tij politik, solli sërish në vëmendje përfshirjen e zyrtarëve të lartë në përgjimet e Antimafias italiane.