Rrugëtimi i Blerina Matrakut në muzikë: Prindërit hezituan! Kam kënduar këngë partizane në fillimet e mia
Këngëtarja Blerina Matraku, është një ndër zërat më të dashur për publikun kur bëhet fjalë për interpretimin e këngës popullore. E ftuar sot në emisionin “Jeto me Orën” ajo tregoi për rrugëtimin e saj ndër vite në muzikë dhe jo vetëm por edhe për jetën e saj private dhe planet e së ardhmes.
Matraku tregoi se shtysa e saj e parë drejtë muzikës ka qenë mësuesja e saj në shkollë që kur ishte fëmijë. Ajo tregoi në studio edhe për daljet e saj të para në skenë.
“Daljet e mija të para kanë qenë në top festë dhe shumë spektakle të tjera në vende më pas këtyre daljeve shkova drejt performancave live” u shpreh Matraku.
Sa për familjen këngëtarja u shpreh se i ka pasur gjithmonë në krahë dhe e kanë mbështetur.
“Në fillim e kishin me shumë frikë këtë punën e muzikës por më pas më kanë mbështetur shumë. Kritikun më të madh në familje kam vëllaënë ai më vëzhgon në çdo detaj dhe jam shumë e lumtur që e kam” u shpreh Matraku.
E pyetur nga moderatorja Ana Kallaku se kush është kënga më e pëlqyer nga publiku, këngëtarja u shpreh se janë disa. Ka shumë, por kënga ime më e pëlqyer e publikut ka qenë do të bëhem djalë, atë e kanë pritur shumë mirë” u shpreh Matraku.
Sa për bashkëpunimet e saj ajo tregoi se janë të shumta.
“Bashkëpunimi me Klajdi Musabelliun ka qenë një bashkëopunim shumë i suksesshëm dhe publiku e ka pëlqyer shumë derisa i bëmë edhe një klip. Por kam pasur edhe bashkëpunime të tjera. Kompozitorët në Shqipëri i kemi shumë të mirë dhe kjo më gëzon gjithashtu” u shpreh Matraku.
Sa për planet e së ardhmes Matraku tregoi se sapo ka filluar: “Gjatë periudhës së Covidit kam marrë shumë energji dhe tani jam gati t’ja rifilloj, besoj se do kaloj në tregun e muzikës së jugut” u shpreh këngëtarja. Shumë bashkëpunime të reja me këngëtar të njohur të vendit dhe surpriza priten nga këngëtarja dhe jo vetëm por edhe në sferën e jetës private.
“Ka diçka që do vij së shpejti në jetën time tashmë ka ardhur koha, pra kemi diçka në ajër” konfirmoi këngëtarja.

