Bashkimi kombëtar, Nurellari: Nuk mund të bëhen veprime pa konsultim me ndërkombëtarët

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, politologu Adri Nurellari  u shpreh se nëse veprimet bëhen pa u konsultuar me ndërkombëtarët dhe pa gjetur kompromis dhe konsensus të gjerë, ndodhin edhe veprime si me pushtimin e Qipros.

Ai tha se veprimet nuk duhet të bëhen në mënyrë të njëanshme, por duhet që të kemi një bashkim që heq diferencat mes vendeve.

Nurellari: Nëse veprimet bëhen pa u konsultuar me ndërkombëtarët dhe pa gjetur kompromis dhe konsensus të gjerë, ndodhin edhe veprime si me pushtimin e Qipros, që janë raste klasike. Kështu pushtohet edhe një pjesë e territorit duke bërë që një pjesë e ndërkombëtarëve të rrinë duarkryq.

Ne mund të arrijmë një konsensus dhe një kompromis. Nëse marrin vendime të tilla të njëanshme, kemi skenarë të ngjashme, por nëse do të bëjmë një bashkim të tillë si një formalitet me integrim, duke mos bërë diferenca.