Dodaj: E kuptoj dëshirën për tu larguar, por Shqipëria është e bukur, na e tregojnë të huajt që vijnë

Në një intervistë për Ora News, Arjan Dodaj, Arqipeshkëvi i Arqidioqesës Tiranë-Durrës u shpreh se e kupton dëshirën për tu larguar nga vendi.

Po ai theksoi se kjo e mirë që kërkohet jashtë duhet të propozohet në vendin tonë dhe se Shqipëria është e bukur, pasi nuk është e nevojshme që të na e tregojnë të huajt që vijnë këtu këtë gjë.

Dodaj: E kuptoj dëshirën për të kërkuar një bot ëmë të mirë, por në të njëjtën kohë e drejta për të emigruar është e të gjithëve, por ne duhet të propozojmë që atë të mirë ta gjejnë këtu. Shqipëria është një vend i pazbuluar që na e dëshmojnë edhe ata që vijnë këtu. Të mos vijnë të tjerët këtu dhe të na tregojnë se sa e bukur është Shqipëria.

Nuk duhet të jemi zogj që dëftojnë diçka që nuk shkon. Shqipëria bëhet së bashku. Kemi ecur para duke treguar me gisht njëri-tjetrin, por mendoj se duhet t’i japim dorën njëri-tjetrit sikurse ka qenë gjithmonë. Duhet të rifillojmë që të rimëkëmbim një shpirt uniteti.