Spahiu: Deklaratat për bashkim kombëtar dëmtojnë Kosovën, humbet thelbi i njërit shtet

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, politologu Nexhmedin Spahiu u shpreh se deklaratat për bashkim kombëtar prodhojnë një propagandë kundër interesit të Kosovës.

Ai theksoi se bashkimi i të dyja vendeve nuk është në interes të asnjërës apo palës tjetër dhe se humb subjektiviteti i të dyja vendeve.

Spahiu: Deklaratat për bashkim kombëtar prodhojnë një propagandë kundër interesit të Kosovës. Deklarata të tilla përbëjnë një problem të avancimit të subjektivitetit të palët ndërkombëtare. Bashkimi i të dyja vendeve nuk është në interes të asnjërës apo palës tjetër.

Ka një interes që të kemi marrëdhënie të mira dhe kështu arrihen të gjitha këto përparësi që do të arrinte bashkimi. Nuk ka interesi që të humbet pas 117 njohjeve që të shuhen subjektivitetet e të të dyja vendeve. Cili do të jetë kryeqyteti, Tirana apo Prishtina?