Kocaqi: Bashkimi Kombëtar jo vetëm politik, por ka rëndësi të madhe ekonomike

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, historiania Elena Kocaqi u shpreh se kjo është hera e parë që Rama është shprehur haptazi për Bashkimin kombëtar.

Ajo tha se bashkimi kombëtar mos Kosovës e Shqipërisë nuk është vetëm politik, por ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike.

Kocaqi: Kjo është hera e parë që Rama është shprehur haptazi për Bashkimin kombëtar. Kjo është një çështje kombëtare që na përket të gjithëve dhe nuk më intereson se kush e bën. Faza e parë e këtij bashkimi janë ato marrëveshjes që duhen zbatuar nga të dyja qeveritë.

Bashkimi kombëtar nuk është vetëm politik, por ka një rëndësi shumë të madhe ekonomike. Bën një treg i madh në rajon dhe forcon shqiptarët. Gjermani dhe Franca kanë bërë 400 luftë dhe sërish lëvizin mallrat lirshëm mes tyre. Pse të mos e bëjmë edhe në?