Moti i keq, Hodo apel drejtuesve të mjeteve: Zbatoni rregullat! Ulni shpejtësinë, mbani ndezur fenerët anti-mjegull

Prej disa ditësh, moti i keq ka përfshirë vendin tonë, ku si pasojë e reshjeve të shiut disa zona janë përmbysur, ndërkohë në zonat malore ka pasur bllokim rrugës për shkak të dëborës.

Nisur nga moti i keq në vendin tonë, eksperti rrugor Mamir Hodo, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini ka dhënë disa porosi për shoferët.

Ai thotë se në këto kushte atmosferike, drejtuesit e mjeteve duhet të plotësojnë të gjithë rregullat e kodit rrugor, të ulin shpejtësinë dhe të ecin me kujdes në mënyrë që të shmangen aksidentet rrugore.

Mamir Hodo: Kam disa porosi për drejtuesit e mjeteve që duhet t’i respektojmë në vijmësi derisa periudha dimërore të kalojë. Drejtuesit e mjeteve duhet të kenë parasysh se qarkullimi në kushte normale nuk është njëlloj si në kushtet dimërore në të cilat jemi aktualisht. Është evident fakti që gomat e mjetit zvogëlojnë koeficientin e kapjes me rrugën, për pasojë distanca e ndalimit relativisht rritet. Duhet që me mjetin para një distancë sigurie të atillë që në çdo rast të evidentojmë aksidentet me pasoja. Duhet që të mbajmë sistemin efiçent sistemin e sinjalizimit dhe të ndriçimit.

Gjithmonë duhet tokemi parasysh që të përdorim fenerët joverbues të mjetit, të mbajmë të ndezura fenerët anti-mjegull, të parmë dhe të pasmë, për të çarë mjegullën. Gjithashtu duhet të kemi parasysh që në çdo moment duhet të zbatojmë të gjitha rregullat që përcakton kodi rrugor.  Kjo me qëllim evidentimin e aksidenteve. Shpejtësia duhet të ulet dhe duhet rregulluar në çdo moment në varësi të kushteve të motit.