Tiranë/ Merr flakë makina, shoferi sapo e parkoi

Një makinë në kryeqytet ka marrë flakë në pjesën e motorit pasditen e sotme, 30 nëntor.

Policia bën me dije se mjeti është në pronësi të shtetasit M. C.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15, në rrugën "Gramoz Pashko."

Shoferi sapo e kishte parkuar kur motori mori flakë.

Mësohet se nuk ka dëme në njerëz. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.