Dodaj: Duhen rikthyer vlerat e brendshme, kështu politika do të punojë me më shumë devotshmëri

Në një intervistë për Ora News, Arjan Dodaj, Arqipeshkëvi i Arqidioqesës Tiranë-Durrës u shpreh se duhen rikthyer vlerat e brendshme në shoqëri.

Ai theksoi se vetëm kështu njerëzit që me politikë dhe veprimtari të tjera do të punojnë me më shumë devotshmi.

Dodaj: Ne ndonjëherë krahasohemi me vendet e lindjes që kanë dalë nga diktatura, por jo të gjitha vendet e lindjes kanë pasur të çrrënjosur lirinë e kultit dhe formimin e vlerave. Ka nevojë që të formohen vlerat tona brenda, të cilat nuk mund t’i kërkojmë jashtë fillimisht. Prandaj kur të rikthehen këto vlera të gjithë njerëzit që merren me politikë dhe veprimtari të tjera do të punojnë me më shumë devotshmëri.

E keqja, vrasjet, trazimet ekzistojnë gjithkund. Nuk e di për sa të shtuna dhe shumë vende kanë bërë demonstrata. Nuk duhet fokusuar vështirmi vetëm tek e keqja, por ta shohim atë shpirtin shqiptarët për të përballuar sfidat. Pandemia ekziston, por edhe duhet të bashkëjetojmë me të. Ne duhet të bashkëjetojmë me sfidat, sepse janë të pashmangshme.