Ju flet Moska - Shqipëria, i vetmi vend në Evropë me datë çlirimi në Luftën e Dytë Botërore?!

Shqipëria, i vetmi vend në Evropë me datë çlirimi në Luftën e Dytë Botërore?! Ishte tema e kësaj të martë në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Shqipëri është i vetmi vend që ka qenë i pushtuar nga nazistët gjatë Luftës Botërore dhe ka një datë çlirimi pas kësaj lufte.

Ne jemi i vetmi vend nga të gjitha vendet e pushtuara që shpallën një datë çlirimi. Asnjëra nga këto vende të tjera nuk shpalli një datë të tillë.

Teatri se Shqipëria u çlirua vetë dhe ka të drejtë të ketë një datë çlirimi, nuk qëndron. Ne nuk kemi pasur trupa të huaja ndihmuese, në largimi ne forcave gjermane nga vendi ynë ndikoi shumë dalja e ushtrisë sovjetike në Rumani.

Vetëm ne kemi çlirim dhe këtu ka një gënjeshtër të madhe sepse nuk ka një datë çlirimi në vendet e tjera, qoftë edhe në shumë vende të botës.

Kjo gënjeshtër është shkruar në një ligj. Në 1997 është bërë një ndryshim për festat zyrtare nga PS, ku më herët PD e kishte hequr datën 28. Ndërsa PS bëri një ndryshim duke dalë jashtë objektit të ligjit.

PS shkroi në këtë ligj se 29 nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashist. Problemi është se 29 nëntori është dita e çlirimit nazi-fashist është festë zyrtare.

Këta kishin në vetëdije që të caktonin ditën në fakt, se pohuan mosbesimin e tyre në këtë datë. Dita e çlirimit duhet të ishte caktuar nga historianët, por në fakt ishte caktuar nga Enver Hoxha.

Kështu deputet socialistë shpallën 29 nëntorin ditë të çlirimit. Ata mund ta shpallnin festë, por jo ditë të çlirimit. Çlirimi duhet të ishte caktuar nga historianët.

Në fakt është maskuar qëllimi për të festuar një ditë të përbashkët me Jugosllavinë, që është 29 nëntori ishte data e themelimit të Jugosllavisë.