Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë për "nënën sulltaneshë"

Ndonëse rënia e lirës turke ka shkaktuar kolaps në ekonominë turke, mediet pro-qeveritare në Turqi merren me daljen e fundit të këngëtares dhe aktores së njohur, Hylia Absar, e cila ka luajtur rolin e nënës sulltaneshë në serialin "Kosem".

Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë

Pas një mungese prej 3 vitesh, këngëtarja është shfaqur në skenën e një kazinoje të njohur. E veshur me fustan të zi, me dekolte të theksuar, pamja e saj i ra në sy të medieve vendase, sipas gazetës Hurriyet.Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë

"Gjithsej u hapën 200 shishe shampanjë për këngëtaren, e cila gjatë gjithë natës falënderonte  fansat e saj nga skena për dashurinë e madhe ndaj figurës së saj", shkruan Hurriyet.

Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë

 “Nuk jam mësuar të më përshëndesin në këtë mënyrë. Për herë të parë pranoj kaq shumë shishe shampanjë në skenë”, tha ajo

Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë

Ajo interpretoi hite të njohura dhe këngë të tjera klasike të repertorit turk. Fustani i nxehtë i këngëtares së njohur, mban firmën e stilistit të famshëm Melich Yazgan .

Foto/ Teksa lira turke zhvlerësohet, fansat hapin 200 shishe shampanjë