Nderohen Dëshmorët, Rama dhe Meta shmangin njëri-tjetrin por ndajnë një "mikeshë" të përbashkët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 10:29
Krerët e shtetit, përfaqësues të pushtetit vendor, vetëranë të luftës dhe familjarë të dëshmorëve përkujtuan sot 77-vjetorin e Çlirimit të vendit nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Në ceremoninë zyrtare në Varrezat e Dëshmorëve, ata vendosën kurora me lule dhe u përkulën para Monumentit Nënë Shqipëri.
Më pas ata ndoqën ekzekutimin e himnit kombëtar që shënoi edhe mbylljen e ceremonisë së homazheve.
Në mbyllje përfaqësuesit e shtetit u larguan njëri pas tjetrit.
Si për Pavarësinë, Ramën dhe Metën i bashkoi vetëm protokolli ndërsa të dy u përshëndetën vetëm me kryeparlamentaren Nikolla.

