"Me grusht nderon dhe Donald Trump", komunistët e Shkodrës: Simbol i gjithë shqiptarëve, pa LANÇ s'do të kishte Shqipëri

29 Nëntori riktheu simbolet komuniste në Shkodër. Në prani të ministres Edona Bilali dhe përfaqësuesve të PS, u vendos ylli komunist dhe u nderua me grusht në përkujtimin e datës së çlirimit të atdheut.

Përfaqësues të Partisë Komuniste në Shkodër thotë se grushti nuk është simbol komunist por u përket të gjithë shqiptarëve.

"Historia e popullit shqiptar mbështet në katër kolona historike, periudha e Skëndërbeut, shpallja e pavarësisë me 28 nëntor 1912, Lufta Nacional Çlirimtare në 29 nëntor 1944 dhe Lufta Çlirimtare e Kosovës. Kush pretendon, kush mundohet, kush punon për shembjen e këtyre kolonave punon kundër interesit të popullit shqiptar. Grushti nuk është komunist është i tërë proletarëve dhe punëtorëve të botës. Më e bukura është se Trump sot, ish-presidenti i SHBA që e keni në çdo fotografi me grusht, mos u habisni. Grushti ka ekzistuar që në kohën e Skëndërbeut. Kur mblidhet grusht qëndron më e fortë dora, të hapura gishtat thuhen. Komunizimi ka simbol drapër e çekan, aleanca midis klasës punëtore dhe fshatarsisë, grushti është i gjithë popullit shqiptar".

Në Varrezat e Dëshmorëve për këtë ditë ishin vetëm përfaqësues të mazhorancës pasi prej vitesh me radhë tashmë politika është e ndarë në datën për Festën e Çlirimit.

"Me grusht nderon dhe Donald Trump", komunistët e

"Nuk na shqetëson ajo punë, nëse nuk e ka bërë ka përgjegjësinë e tij. Është përpjekja e popullit shqiptar, unikale në historinë europiane. Populli shqiptar megjithëse populli më i vogël, më i varfër pati kurajon me hy në përballjen titanike në historinë e Luftës së Dytë Botërore në kushte të veçanta nga të gjithë popujt e tjerë të Europës. Populli shqiptar ka qenë i tradhëtuar nga klasa e tij politike e kohës dhe i abandonuar nga fuqitë botërore. Politika është interesante, politika ka interesa. Populli ka një interes me vazhdu llojin e vet, shtetin e tij. Ne vimë me nderu përpjekjet e popullit tonë.Shteti shqiptar e mbylli faqen e tij si njësi politiko-gjeografike me 7 prill 1939, nuk ekzistoi më Shqipëria. Klasa politike nuk pranoi me bë asnjë përballje, u shmang dhe ikën me interesat e çastit të tyre, e lanë popullin në mëshirë të fatit".

Kryetari i veteranëve Zamir Llazani nënvizoi edhe nismën e ndërmarrë prej tyre për mbjelljen e pemëve  në Varrezat e Dëshmorëve.

"Ne si Organizatë kemi kontribu me sensibilizu edhe pushtetin dhe organizatat e tjera. Shikoni këtë jeshillëk kemi mbjellë 350 pemë. Pretendojmë që këtë rreth ta bëjmë pyll, këtë altar të njerëzve më të mirë që kena prodhu".