Sondazhi i Noto & RTV Ora: 95.5% kanë dëgjuar për konfliktin Basha-Berisha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 21:52
Ju jeni në dijeni, keni dëgjuar të flitet për konfliktin ndërmjet kryetarit aktual të PD-së dhe ish-liderit të saj, zoti Berisha?
Në sondazhin e sjellë nga RTV Ora & Noto 95.5% kanë dëgjuar dhe vetëm 4.5% prej të anketuarve janë përgjigjur Jo.
Rreth 96% e zgjedhësve të PS janë përgjigjur Po, dhe vetëm 4.1% e tyre janë përgjigjur Jo.
99% e demokratëve janë përgjigjur Po dhe vetëm 1% e tyre janë përgjigjur Jo.
Zgjedhësit e LSI, rreth 98.6% e tyre kanë dëgjuar dhe janë përgjigjur me Po, ndërsa 1.4% e tyre janë përgjigjur Jo.

