I tha "balenë"- Anna Lika i kthehet gazetarit për sherrin me Fifin: Ti nuk bën dot më lajme me mua, jemi pajtuar

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën.

Autori i #Expuls ngacmoi në fund Annën, për sherrin me Fifin i cili ndodhi dy vite më parë, ku gjithçka nisi nga një intervistë e Anna Likës për Ronaldo Sharkën, ku aktorja asokohe e quajti këngëtaren balenë dhe fuçi uthulle.

Pjesë nga biseda:

Ronaldo Sharka: Big Brother e ka parë?

Anna Lika: Nuk kam pas kohë, jam e angazhuar.

Ronaldo Sharka: E di ti për çfarë të pyes unë....

Anna Lika: Jooo...

Ronaldo Sharka: Seç është një konkurrente aty me shkop.

Anna Lika: Aaaa, Fifi. Me Fifij jemi pajtuar, jemi shoqe te mira. Ti nuk bën dot më lajme me mua, jo jo jo. Se nga emisioni jot dolën ato (qesh).

Ndiqni videon si më poshtë për më tepër: