Habit Anna Lika: Skenat e mia të seksit me Drilon Hoxhën mund t'i shohin dhe fëmijët

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën.

Ai i kërkoi asaj një mendim lidhur me skenat e seksit mes saj dhe Drilon Hoxhës, pak para shfaqjes:

"Nëse njerëzit do t'a kishin parë filmin, nuk do e kishin komentuar kaq shumë. Janë gjëra shumë funny, nuk hyn tek vulgarja. Nuk do e pranoja unë e para, jo se ka ndonjë gjë por nuk jemi në Hollywood që me një dalje mund të blej dy vila, kështu që... Bëj shaka, janë shume funny si skena, unë nuk kam dalë nga kuadri im, janë disa skena qe mund t'i shohësh dhe me fëmijët"- u shpreh Anna Lika për Expuls .

Ndiqni videon e plotë për më tepër: