Tea Trifoni për filmat e Drilon Hoxhës: Janë më te ndjekurit, dhe pse me të gjykuarit

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

Prezente në premierë ishte dhe Tea Trifoni, ish-konkurretnja e "Për'puthen", e cila përsa i përket filmit të ri, tha se ka pritshmëri të larta, e ndërsa përsani përket paragjykimeve për filmat e producentit, ajo tha:

"Më vjen mirë që kinematografia shqiptare po zhvillohet. Nuk besoj që nuk janë filma të mirë, përderisa shqiptarët i pëlqejnë. Filmat e Drilonit janë ndër më të ndjekurit në fakt. Ok, janë më të gjykuarit, por janë me të ndjekurit. Duke qene se ndiqen, do të thotë që ka diçka të mirë aty"- u shpreh ajo.

Ndiqni videon e plotë për më tepër: