Anna Lika: Jam aktorja më e mirë dhe më e paguar, jo prej skenave të seksit...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2021, 07:59
Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.
I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën.
Pasi komentuan skenat e seksit, gazetari ngacmoi Annën duke e pyetur se a është paguar shume për shkak të këtyre skenave, pyetje së cilës Anna iu përgjigj:
"Atëherë. Unë jam aktorja më e paguar, jo prej skenave por sepse jam aktorja më e mirë"- u shpreh ajo, duke iu referuar filmit "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha dhe serialit H.O.T nga Ermal Mamaqi.
Ndiqni videon si më poshtë për më tepër:
