Anna Lika: Jam po e njëjta tra la la që kam qenë por matem për gjërat që them

Anna Lika shquhet si një prej figurave të show biz-it shqiptar më transparente, si dhe për humorin e saj që e karakterizon.

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

I mbajtur pak ditë me parë në kryeqytet, autori i emisioni, Ronaldo Sharka intervistoi dhe aktoren kryesore të filmit krahë Drilon Hoxhës, Anna Likën.

Autori i Expuls e ngacmoi duke i thënë se aktorja tashmë ka ndryshuar, nuk flet me nëpër intervista për gjëra +18 por për art.

Për këtë gjë, Anna tha:

"Kur rritesh, kur fillon që të plakesh, fillon edhe je pak më e matur për gjërat që thua. Jo se unë kam ndryshuar tip, se unë po e njëjta tra la la që kam qenë. Një nga gjërat që më ka karakterizuar gjithmonë është fakti qe jam kështu si jam, por me kalimin e kohës kupton që disa gjëra duhen censuruar"- u shpreh ajo.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: