Thuhet se kanë konkurrencë, Ermal Mamaqi dhe Drilon Hoxha përballen në premierën e filmit. Çfarë ndodhi?

Emisioni "Expuls" që transmetohet çdo të shtunë në RTV Ora nga Ronaldo Sharka, këtë episod është zhvendosur në premierën e filmit më të ri e më të komentuar te momentit, "Shkëmbimi" nga Drilon Hoxha.

I mbajtur pak ditë më parë në kryeqytet, nuk munguan personazhet VIP dhe as blicat e shumtë të aparateve.

Ajo çfarë nuk pritej, pasi përfliten për konkurrencë, ishte prezenca e Ermal Mamaqit, ky i fundit pas debutimit me dy filma, po shfaq aktualisht serialin "H.O.T".

Por çfarë ndodhi mes tyre? Si ishte reagimi? Këtë moment e ka kapur autori i "Expuls" Ronaldo Sharka dhe operatori.

Këto dhe shumë ndodhi të tjera, mund t'i ndiqni sonte, 20 nëntor, në RTV Ora prej orës 23;00, live stream dhe në YouTube.