Eksperët dorëhiqen nuk duan të vlerësojnë pronat e Dritan Dajtit, Gjykata cakton dy të rinj
Gjykata e Posaçme cakton dy ekspertë të rinj për vlerësimin e pronave të cilat kërkohen ti konfiskohen Dritan Dajtit. Vendimi u mor pas dorëheqjes së ekspertëve të mëparshëm.
Pas këtij vendimi seanca u shty për më 3 dhjetor.
Gjashtë prona të paluajtshme që janë të rregjistruara në emër të familjarëve të Dritan Dajtit, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 policëve të operacionales në masakrën e 7 Gushtit në Durrës, kërkohen të konfiskohen nga prokuroria e posaçme.
Hetimi nisi prej shtatorit 2020 dhe dosja shkoi në gjykatë në qershor 2021.
Dajti po vuan dënimin me 25 vite burgim në burgun e Peqinit, pasi u dënua nga gjykata për vrasjen e 5 personave, 4 prej të cilëve efektivë të policisë dhe 1 biznesmen, Agim Beqa, vrasje e kryer në vitin 1999 në Tiranë.
