Berisha: Pseudo-reforma në drejtësi një turp, Narcos në qeveri shpërfill vendimet e Kushtetueses

Nga Tirana, në Foltoren me gratë demokrate, ish-kryeministri Berisha u shpreh se shumë shpejt do të përballen me Ramën dhe qeverinë.

Ai theksoi se reforma në drejtësi është një trup, duke përmendur rastin e vendimit të Kushtetueses për Teatrin Kombëtar, ku nuk u përfill vendimi nga qeveria.

Berisha: Po ku jemi sot? Ne sipas polleve po ngjitemi me shpejtësi të jashtëzakonshme. Shumë shpejt do të matemi me këtë qeveri, e cila qëndron në themelin e votës së grabitur të shqiptarëve. Vota është grabitur me patronazhistë dhe me përdorimin e fondeve publike për të blerë vota. Ky pushtet është narko-shtet, në këtë pushtet nuk ka vend për liritë.

Ata hipokritë që flasin për reformë në drejtësi, ju mashtrojë ju sepse ka qenë reforma më e turpshme në historinë e një vendi. A u ndërtuar gjykata e re Kushtetuese? Çfarë ndodh me vendimet e saj? Bajlozët e krimit në pushte ti shkelmojnë vendimet e saj sikur nuk ekziston. Për 3 vite artistët e Tiranës mbrojtën Teatrin, të cilin e shembën me një ligj që mban emrin e oligarkut Ligj-Fusha. Ligji u anulua nga Kushtetuesja dhe ia ktheu truallin ministrisë, por Narcos në krye të qeverisë, ai dhanë sërish bashkisë së Tiranës truallin. Kjo pasi kanë detyrime te Fusha.