Video/ Çifti shkon të celebrohet në bashki me traktor
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 15:56
Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në qytetin Taldom, afër Moskës.
Një çift rus mbërritën në zyrën e gjendjes civile me një traktor dhe e filmuan.
Videoja me nusen dhe dhëndrin është postuar në mediet ruse dhe është bërë virale në rrjet.
Traktori ishte zbukuruar me simbole tradicionale të dasmës dhe trëndafila të bardhë.
Të sapomartuarit janë ulur në kabinë. Sipas burimit, zgjedhja e traktorit ka ardhur për faktin se dhëndri punon si traktorist.
