Dy tërmete të fuqishme në Turqi, pamje kur njerëzit të frikësuar dalin me vrap nga dyqanet

Dy tërmete të fuqishme kanë goditur Turqinë pasditen e sotme, 17 nëntor duke krijuar panik te qytetarët.

Siç shihet nga pamjet e postuara në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit njerëzit kanë dalë me vrap nga dyqanet.

Tërmeti i parë ishte me magnitudë 5.2 të shkallës Rihter dhe është regjistruar në zonën e Duzce, në një thellësi prej 7.9 kilometrash.

Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.