Tërmet i fuqishëm në Turqi, sa ishte magnituda
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 16:32
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në zonën e Duzce në Turqi, ditën e sotme (16 nëntor) në një thellësi prej 7.9 kilometrash.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit.
Mësohet se lëkundjet janë pasur nga një seri tërmetesh të forta me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.
Administrata Turke e Situatave Emergjente (AFAD) njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 15:40 me orën lokale.
Për momentin nuk ka raportime për dëme të mundshme, apo nëse ka të lënduar.
Turqia kohët e fundit ka pasur edhe tërmete të tjera që kanë shkaktuar viktima.

