Sa para fitojnë kompanitë e mëdha në 1 sekondë?
Jemi mësuar të lexojmë për të ardhurat vjetore të futbollistëve apo pilotëve më të njohur në F1 dhe befasohemi nga shifrat marramendëse që fitojnë me një pasim apo një gjuajtje tipi.
Por a jeni bërë ndonjëherë kuriozë, të dini se sa para fitojnë industritë e mëdha të makinave në botë për 1 sekondë?
Sipas listës së publikuar nga mediet ndërkombëtare, Toyota fut në arkën e saj 7.710 euro çdo sekondë, duke i dhënë kompanisë vendin e parë me një diferencë shumë të vogël nga VW e cila për sekondë fiton 7130 euro.
Vendi i tretë i përket Daimler, e cila fiton 4,940 euro në sekondë - pothuajse 1,000 euro më shumë Honda, e cila renditet në vendin e katërt duke fituar çdo sekondë 3,950 euro.
Ndërsa në vendin e dhjetë renditet kompania Nissan, e cila fiton 2.250 euro në sekondë.

Merkel: Situata me koronavirusin në Gjermani është dramatike
17 Nëntor, 13:50


