Merkel: Situata me koronavirusin në Gjermani është dramatike
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 13:50
"Situata me koronavirusin në Gjermani është dramatike", tha sot kancelarja Angela Merkel, e cila u bëri thirrje institucioneve përkatëse për nxitje të shpërndarjes së dozave përforcuese të vaksinës me ritme më të shpejta.
Më herët gjatë ditës, Instituti Robert Koch tha se numri i rasteve të konfirmuara me Covid është rritur, ndërsa vala e katërt e pandemisë ka përfshirë Evropën.
Merkel tha se duhet bërë "përpjekje kombëtare" për të pasur një shpërndarje masive të dozës së tretë të vaksinave, pasi mbrojtja e ofruar nga dy dozat e para fillon të bjerë gjashtë muaj më vonë.

