E rëndë! 16 vjeçarja përdhunohet nga 400 persona, deklarata prekëse e së miturës
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku një vajzë në moshën 16-vjeçare dyshohet se u përdhunua nga 400 persona gjatë gjashtë muajve të fundit në lagjen Beed të Maharashtra.
Ajo gjithashtu dyshohet se është shfrytëzuar seksualisht nga një polic kur u përpoq të bënte një ankesë.
Të paktën 7 persona janë arrestuar për këtë rast, ndërsa qytetarët janë shqetësuar së tepërmi.
Mësohet se në lidhje me këtë 25 persona janë arrestuar pasi vetëm këto të fundit kishte arritur të identifikonte viktima që ka rënë pre e përdhunimit, shkruan CNN.
Vajza ishte përpjekur të paraqiste një ankesë në polici kundër një burri që e akuzoi se e kishte rrahur, por oficerët nuk e regjistruan atë.
Sipas deklaratës së policisë, vajza ka deklaruar se ishte martuar në moshën 13-vjeçare me një burrë 33-vjeçar që e abuzoi seksualisht.
Ajo gjithashtu i tha policisë se ishte sulmuar seksualisht nga babai i saj, duke e shtyrë të linte edhe shtëpinë e babait dhe të burrit dhe të flinte në stacionin autobusit.

