Në këtë vend ajri i ndotur dhe toksik ka mbyllur shkollat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Nëntor 2021, 07:54
Autoritetet në kryeqytetin indian, Delhi, kanë mbyllur të gjitha shkollat dhe kolegjet për një periudhë kohore të pacaktuar, pasi niveli i ndotjes së ajrit është përkeqësuar.
Gjithashtu, punimet e ndërtimit janë ndaluar deri më 21 nëntor, projektet e transportit publik do vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht.
BBC njofton se vetëm pesë nga 11 termocentralet me qymyr në qytet janë lejuar të funksionojnë.
Grimcat e vogla nga ajri i ndotur, që mund të bllokojnë mushkëritë e njerëzve, në Delhi janë shumë më të larta nga normalja që udhëzon Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Një mjegull helmuese dhe toksike ka "pushtuar" kryeqytetin indian që nga dita e festivali i Diwali.

