"I lidhën gojën dhe e mbyllën në kafaz qensh," 12-vjeçarja rrëfen historinë rrëqethëse të vdekjes së motrës: E vranë prindërit!

Një vajzë 6-vjeçare dyshohet se ka vdekur tragjikisht në duart e prindërve të saj birësues.

Motra 12-vjeçare e vajzës tregoi në polici se si ndodhi ngjarja tronditëse.

"E futën në kafaz sepse u ngrit natën duke kërkuar ushqim," tha ajo.

“Prindërit e mi birësues mbyllën motrën time 6-vjeçare në një kafaz qensh në tualetin e shtëpisë. Goja dhe hunda e saj ishin të mbuluara me shirit izolues, ajo nuk u zgjua kurrë. Më thanë ta mbaja sekret, " tha ajo në polici.

Ngjarja ka ndodhur në Hawaii.

Isaac, 52 vjeç, dhe Lehua Kalua, 43 vjeç, raportuan zhdukjen e Isabella 6 vjeç në një stacion të policisë lokale më 13 shtator, duke pretenduar se herën e fundit që e panë ishte kur ajo ra në gjumë në dhomën e saj një natë më parë.

Dyshimet e policisë se çifti mund ta kishin vrarë 6 vjeçaren u konfirmuan pak ditë më parë nga motra 12-vjeçare e viktimës. Ajo tregoi se prindërit e saj ishin përgjegjës për vdekjen e saj dhe e detyruan të mos i tregonte askujt për këtë. Autoritetet arrestuan Isaac dhe Lehua të mërkurën e kaluar, sipas një raporti të Daily Mail.

Dyshohet se pasi e kanë mbyllur në një kafaz qensh , i kanë mbyllur gojën dhe hundën me shirit izolues dhe e kanë lënë në tualetin e shtëpisë.

“Ajo nuk u zgjua më”, tha 12-vjeçarja, duke shtuar në përshkrimin e saj rrëqethës: “Pak më vonë nëna e mbushi vaskën me ujë dhe e zhyti Isabelën në të, ndoshta për të parë nëse do të zgjohej, por kjo nuk ndodhi. “Pastaj më thirrën që ta merrja dhe ta çoja në dhomën e saj”.

Trupi i pajetë i fëmijës nuk është gjetur për momentin, ndërsa avokati i çiftit këmbëngul se ata janë të pafajshëm.