A jeni gati? Rikthehen sërish vetullat e holla, yjet kanë filluar të ‘përqafojnë’ trendin e viteve ‘90
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2021, 18:00

Vitet e fundit vetullat e trasha kanë qenë trend, duke lënë pas modën e viteve ’90 ku vetullat ishin të holla.
Por mesa duket moda po rikthehet sërish. Vajzat kanë filluar të preferojnë vetullat më të holla, duke përqafuar trendin që tashmë e kishim harruar.
Aktualisht ka një vlerësim të ri, që një vetull më e thjeshtë dhe e hollë si laps mund t’i japë formës së syve.
Por përveç vetullës, kohët e fundit kemi vënë re se trendi i viteve të kaluar është rikthyer pasi vajzat preferojnë dhe pantallonat apo xhinset e gjera. Por në trend janë rikthyer edhe disa modele flokësh.