Roza Lati: Vajzat dembele që presin nga meshkujt i krahasoj me shushunjat

 


Roza Lati ka qenë së fundi e ftuar në "Expuls" nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.

E pyetur nga moderatori nëse Roza vazhdon të mendojë njësoj për vajzat shqiptare qe presin të mbahen nga burrat, ajo u shpreh:

"Unë vazhdoj e kam këtë lloj antipatie. Është kënaqësi kur partneri të përkrah, kur i blen vetes atletë Gucci, të të blej dhe ty nuk ka asgjë të keqe. Dhuratat i pranon dhe mbreti. Por të mbash një femër që nuk ngre gishtin dhe nuk lëviz menderen për të punuar vetë, mua këto më irritojnë. Dembelet që presin. I paralelizoj këto femra me shushunja. Shushunja është amfib me dy koka si nga këmbët dhe nga koka. Ngjitet në trupin e nikoqirit dhe i pi gjakun, kështu e keni në Wikipedia"- u shpreh ajo.

Ndiqni intervistën e plotë për më tepër: