Foto/ Zbulohet varri i lashtë, gjenden eshtrat e 25 personave

Arkeologët kanë zbuluar një tjetër varr të lashtë masiv, në kështjellën e Chan Chan në veri të Perusë, ku u gjetën eshtrat e burrave, grave dhe fëmijëve parakolumbianë. Ekipi i kërkimit gjeti eshtrat e 25 njerëzve, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe dhjetëra enë qeramike apo objekte të tilla si gjilpëra të përdorura në punën e tekstilit, tha arkeologu Jorge Meneses.

Foto/ Zbulohet varri i lashtë, gjenden eshtrat e 25 personave

"Të gjitha objektet që janë gjetur pranë tyre kanë të bëjnë me prodhimin e tekstilit. Ndoshta këta njerëz i janë përkushtuar atij," shpjegoi Sinthya Cueva, drejtore e Programit të Kërkimeve Arkeologjike.

Varri u zbulua rreth tre javë më parë në Chan Chan, rreth 500 kilometra (në veri të kryeqytetit Lima. “Mbetjet njerëzore janë të gjitha të paprekura”, tha Meneses.

Foto/ Zbulohet varri i lashtë, gjenden eshtrat e 25 personave

Chan Chan që në gjuhën Chimu do të thotë "Dielli i ndritshëm" ishte një kështjellë e kulturës Chimu, e cila lulëzoi midis viteve 900 dhe 1450 në bregun verior të Perusë përpara se të binte në duart e Inkasve.

Kalaja u ndërtua në një sipërfaqe prej rreth 20 kilometra katrorë, kishte dhjetë pallate të rrethuar me mure dhe rreth 30,000 qytetarë në lartësinë e saj. Ajo është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore nga UNESCO në 1986.

Foto/ Zbulohet varri i lashtë, gjenden eshtrat e 25 personave

Mbetjet dhe artefaktet parakolumbiane zbulohen shpesh në Peru. Muajin e kaluar, punëtorët që vendosnin tubacione gazi në një rrugë në Lima hasën në mbetjet e një varri që përfshin enë varrimi 2,000-vjeçare prej qeramike./Ora News/