“Më goditi në fytyrë me këmbë, më është thyer hunda", emigranti rrëfen se si u rrah nga ushtari bjellorus (video)
Kriza ndërkombëtare mes BE-së dhe Bjellorusisë, mbi emigrantët në kufirin polak, po vazhdon të rritet, me disa mijëra emigrantë të bllokuar, përfshirë fëmijë, që jetojnë në kampe të improvizuara me temperatura nën zero.
Ata që kanë arritur të dalin jashtë po përshkruajnë përvojat e tyre, disa prej të cilave janë shqetësuese.
Mes tyre është edhe 37-vjeçari Youssef Atallah nga Damasku.
Duke folur nga një kamp migrantësh në anën polake të kufirit, ai thotë se ka fluturuar legalisht në Moskë përpara se të transportohej në kufi nga kontrabandistët me një furgon.
“Pastaj erdhi policia e Bjellorusisë, erdhën rojet kufitare, na ndoqën dhe pastaj na kapën, gjunjëzuan, dhe një ushtar bjellorus më goditi në fytyrë me këmbë. Humba mendjen për rreth dy minuta, kam thyer hundën dhe një kockë tjetër në fytyrë dhe sytë më janë fryrë.”
Një tjetër emigrant sirian, Thaer Rezk nga Homs, tha se autoritetet bjelloruse prenë gardhin kufitar për ata që përpiqeshin të kalonin.
Lukashenko ka mohuar përdorimin e emigrantëve si armë politike dhe thotë se janë Shtetet e Bashkuara dhe Evropa ato që janë përgjegjëse për gjendjen e vështirë të njerëzve në kufi.
