Dënohet me 10 vite burg mashtruesi kibernetik, përfitoi miliona dollarë nga agjencitë e reklamimit online

Një shtetas rus është dënuar me 10 vite burg për mashtrim kibernetik, pasi ka përfituar miliona dollarë nga agjencitë e reklamimit online duke gjeneruar trafik fals për to, duke futur viruse në kumpjutera të tjerë.

Me 10 vite burg është dënuar një shtetas rus në SHBA për mashtrime dixhitale. Aleksander Zhukov konsiderohet si një prej personave që ka kryer mashtrimet më të sofistikuara në historinë e internetit.

Zhukovin, u dënua nga Gjyqtari Eric Komitee në Bruklin për vjedhje të më shume se 7 milionë dollarëve nga kompani reklamimi në Shtetet e Bashkuara në periudhën shtator 2014- dhjetor 2016 duke perdorur rrjete kompjuterësh te hakuar.

Aleksander Zhukovit, 41-vjeç, i cili e ka konsideruar veten “mbret të mashtrimeve”, gjithashtu do t’i konfiskohen edhe 3.8 milionë dollarë.

I ekstraduar në Shtetet e Bashkuara, pasi ishte arrestuar në Bullgari në nëntor të vitit 2018, Zhukovi është dënuar pas procesit gjyqësor të zhvilluar në maj të vitit 2021 për mashtrime dhe pastrim parash.

Në të gjitha akuzat qe janë ngritur kundrejt tij, ai e ka konsideruar veten te pafajshëm.

Skema e Zhukov vinte në përdorim mijëra kompjuterë të infektuar me viruse në gjithë botën, për të krijuar ide të rreme të qarkullimit të trafikut online, në mënyrë që të mashtronte kompanitë e reklamimit.

Gjykata, po ashtu, ka thënë se Zhukov “ka rekrutuar programues dhe punëtorë të tjerë për ta zgjeruar skemën dhe për të ndërtuar infrastrukturën e duhur për të kryer edhe krimin kibernetik.