U kap ‘mat’ duke i shitur kokainë italianit, në pranga 41-vjeçari shqiptar

Një 41-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi është kapur mat duke i shitur kokainë një italiani.

Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari është arrestuar në flagrancë

41-vjeçari është arrestuar teksa i jepte një dozë kokaine një italiani. Ndërkohë karabinerët pas kontrollit fizik, i kanë gjetur shqiptarit 3 doza të tjera kokaine si dhe një shumë prej 380 eurosh.

Gjykata vendosi për 41-vjeçarin në arrest shtëpie.