Video/ Bualli i tërbuar rrëzon një grua nga motoçikleta, plagos 7 persona të tjerë

Ky është momenti tronditës kur një buall i arratisur  përplasi një grua e cila po ecte me motoçikletë , përpara se të plagoste shtatë të tjerë në një qytet kinez.

Pamjet u regjistruan në qytetin Yulin në provincën Guangxi, Kinë , më 9 nëntor.

Shtatë persona u plagosën nga bualli i tërbuar përpara se policia ta rrethonte dhe ta qëllonte për vdekje.

Në video duket një grua e cila ishte duke pritur me motoçikletën e saj në një kryqëzim kur shfaqet papritmas bualli i tërbuar.

Në pamje duket se ajo është rrëzuar dhe helmeta i bie nga koka. Kafsha më pas ia mbath rrugëve të qytetit ndërsa vendasit e tmerruar përpiqen të fshihen. Në një video tjetër, bualli hyn në një dyqan, ndërsa një burrë i tmerruar shihet duke u shmangur nga rruga e tij.

Policia tha se bualli ishte "arratisur" nga një karrocë ndërsa ishte duke shkarkuar ushqimin në një stallë.

Zyrtarët thanë se shtatë persona u dërguan në spital dhe ndodheshin jashtë rrezikut për jetën.