Njihuni me mësuesen më të mirë në botë, doli e para mes 8 mijë kandidatëve

Amerikania Keishia Thorpe fitoi çmimin e mësuesit më të mirë në botë që u nda në në selinë e UNESCO-s në Paris.

E zgjedhur mes më shumë se 8,000 kandidatëve, kjo mësuese angleze në Maryland, një emigrante me origjinë xhamajkane, ka bërë fushatë për akses "më gjithëpërfshirës" në arsimin e lartë, veçanërisht për nxënësit e saj të shkollave të mesme jo-anglishtfolëse, emigrantët e gjeneratës së parë dhe refugjatët.

 “Jam shumë e emocionuar sepse për kaq shumë kohë mësuesit janë nënvlerësuar, ne nuk marrim merita dhe japim shumë. Por unë sërish dua ta përdor këtë platformë për të vënë në qendër të vëmendjes kreditë studentore, borxhet studentore, mundësitë që studentët të jenë në gjendje të kenë vërtet akses në arsimin universitar"

Njihuni me mësuesen më të mirë në botë, doli e

Thorpe e vuri theksin tek mënyrat novatore dhe krijuese të mësimdhënies, pavarësisht teknologjisë, duke përdorur përvojat e jetës reale, në mënyrë që studentët të mund të përjetojnë botën.

"Ajo që unë mendoj për Covid-in dhe arsimin është se ai me të vërtetë ka hedhur dritë mbi pabarazitë që ekzistojnë në arsim për shumë studentë, familje dhe komunitete. Dhe kështu mesazhi im do të ishte që të gjendej një zgjidhje nga një ekip njerëzish sepse globalisht kjo është një krizë që të gjithë janë duke përjetuar”.

“Çmimi Global i Mësuesit” është një çmim vjetor që i jepet një mësuesi që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë profesion./Ora News/