Kriza e emigrantëve në kufirin polak, shqetësim nga Letonia, Lituania dhe Estonia për konfrontim ushtarak
Mijëra emigrantë janë të bllokuar përgjatë kufirit mes Polonisë dhe Bjellorusisë. BE-ja ka folur për futjen në listën e zezë të linjave ajrore që beson se janë aktive në trafikimin e emigrantëve, teksa disa vende kanë shqetësim se mund të ketë përballje ushtarake mes Polonisë dhe Bjellorusisë.
Kriza mes Bjellorusisë dhe Polonisë është zgjeruar edhe më shumë këtë të enjte. Letonia, Lituania dhe Estonia janë të shqetësuara se mund të ketë përshkallëzim të situatës me Bjellorusisë dhe Polonisë deri në përballje ushtarake.
Në krahun tjetër, Lukashenko i Bjellorusisë është kundërpërgjigjur duke kërcënuar me prerje të furnizimit me gaz, teksa ka aviacioni rus patrullon kufirin. Në shenjë ndihme ndaj partnerit të saj, Rusia ka dërguar në Bjellorusi dy avionë të mëdhenj bombardues që kanë kapacitet bërthamor.
Mijëra emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme, ndodhen në kufi më Poloninë. Brukseli ka reaguar duke thënë se ky është një sulm ndaj unionit dhe se do të ndërmarrë masa. Sipas BBC, linja ajrore shtetërore bjelloruse ka shërbyer për të trafikuar me qindra emigrantë në vendet anëtare të Unionit. Ata vijnë nga Doha apo Stambolli në Minsk të Bjellorusisë dhe më pas shkojnë në Poloni, Lituani dhe Letoni.
Kriza ka sjellë gjithashtu edhe një konfrontim të ri mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Kremlini zyrtar ndërkohë tha se Rusia nuk kishte asnjë lidhje me tensionet në kufi.
Të bllokuar mes dy vendeve, emigrantët janë në kushtet më të vështira të mundshme në kampet e improvizuara.
