Lindi vetëm 420 gr, zyrtarisht ky është fëmija më i vogël prematurë në botë (foto)

Një fëmijë i lindur në javën e 21-të ( muajin e pestë) me peshë nën një kilogram është shpallur zyrtarisht si foshnja më i lindur para kohe në botë.

Lindi vetëm 420 gr, zyrtarisht ky është fëmija më i

Foshnja, Curtis Means Alabama, SHBA, lindi vitin e kaluar dhe peshonte vetëm 420 gr.

Zyrtarët e çmimeve të Rekordeve Botërorë Guinness konfirmuan se fëmija, i cili tani është 16 muajsh, vendosi një rekord të ri në botë, shkruan BBC.

Lindi vetëm 420 gr, zyrtarisht ky është fëmija më i

Një shtatzëni normale zgjat zakonisht 40 javë, ndërsa fëmija lindi gati 19 javë më herët nga sa duhet.

BBC njofton ne gruaja lindi binjakë, Curtsi kishte dhe një motër, por ajo ndërroi jetë të nesërmen.

Vogëlushi qendroi në ventilator për 3 muaj, ndërsa shkoi në shtëpi për herë të parë pas 275 ditësh në spital.

Lindi vetëm 420 gr, zyrtarisht ky është fëmija më i

Curtis, i cili ka tre vëllezër e motra më të mëdha ka ende nevojë për oksigjen shtesë dhe një tub ushqimi, por mjekët thonë se ai është në gjendje të mirë shëndetësore.