Mbijetoi nga holokausti, por jo nga 11 thikat e 32-vjeçarit, dënohet me burgim të përjetshëm autori
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2021, 08:20
Një burrë që vrau një grua të moshuar hebreje, në apartamentin e saj në Paris, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Yacine Mihoub, 32 vjeç, u dënua për therjen 11 herë me thikë të 85-vjeçares, Mireille Knoll, e më pas djegien e trupit të saj, gjatë një grabitjeje të dështuar në mars të 2018, shkruan BBC.
Vrasja e 85-vjeçares shkaktoi protesta masive mbi antisemitizmin në Francë.
Viktima, e cila i kishte shpëtuar vdekjes nga grumbullimi i hebrenjve parizienë në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, vuante nga sëmundja e Parkinsonit./Ora News/

