Shuhet në moshën 85-vjeçare lideri i fundit i bardhë që ka udhëhequr Afrikën Jugore
FW de Klerk, ish-presidenti i Afrikës së Jugut dhe personi i fundit i bardhë që ka udhëhequr vendin, ka vdekur në moshën 85-vjeçare.
Z. de Klerk, i cili ishte gjithashtu një figurë kyçe në tranzicionin e vendit drejt demokracisë, ishte diagnostikuar me kancer këtë vit, tha një zëdhënës, njofton BBC.
Ai ishte kreu i shtetit midis shtatorit 1989 dhe majit 1994.
Në vitin 1990 Klerk liroi nga burgu liderin Nelson Mandela, duke çuar vendin në zgjedhjet shumëpartiake në 1994.

Mandela është bërë më pas president i Afrikës Jugore, njëherësh lideri i parë me ngjyrë.
De Klerk ka fituar Çmimin Nobel për Paqe më 1993, bashkë me Nelson Mandelën për përpjekjet e tyre që të bashkojnë një shtet të ndarë pas disa dekadave të aparteidit.
Në një deklaratë nga Fondacioni "FW de Klerk" thuhet se ish-presidenti vdiq në mënyrë paqësore në shtëpinë e tij, në Cape Town, pas luftës së tij kundër kancerit./Ora News/


