Dokumentimi i krimeve të luftës në Kosovë, qeveria Kurti ndërmerr nismën për krijimin e një strukture të posaçme

Dokumentimi i krimeve të Luftës në Kosovë ka qenë një pikë në të cilën është ndalur kabineti qeveritar Kurti këtë të mërkurë. Ata votuan ngritjen e një strukture të posaçme për të mbledhur, verifikuar dhe sistemuar krimet e ndodhura gjatë luftës kundër pushtimit serb të Kosovës.

Qeveria Kurti në Kosovë ka miratuar këtë të mërkurë, 10 nëntor ngritjen e një strukture për të dokumentuar krimet e luftës të kryera në Kosovë.

"Dokumentimi i rimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë do t'i shërbejë edhe edukimit të ngritjes së vetëdijes që vendi ynë dhe gjerësisht rajoni të mos shohë më kurrë përsëritjen e historive të dhimbshme dhe krimeve të kryera. Ky është momenti për të institucionalizuar, mbrojtur dhe ruajtur kujtesën kolektive e cila nuk do të na shërbejë vetëm ne, por dhe gjithë gjeneratave pas nesh," tha Kurti.

"Koncept-dokumenti në fjalë propozon themelimin e një mekanizmi të veçantë për dokumentimin e të gjitha shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut, krimeve të luftës dhe  krimeve kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i krijimit të një mekanizmi të tillë është që krimet që kanë  ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë të mblidheen, verifikohen, sistemohen dhe të kenë qasje për viktimat dhe shoqërinë e institucionet e drejtësisë," tha Haxhiu.

Albin Kurti shkarkoi gjithashtu Shpen Trdevajn, i zgjedhur më herët nga qeveria Hoti si sekretar i Përgjithshëm në Këshillin e Sigurisë së Kosovës. Do të jetë një zëvendësues i përkohshëm deri në përfundimin e procedurave, tha Kurti në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.