Krasniqi: Nuk e kuptoj pasionin e Ramës për të justifikuar veprimet e Vuçiçit, i ka bërë dëme Kosovës
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, publicisti Milazim Krasniqi nuk e kupton pasionin e Ramës për të justifikuar veprimet e Vuçiçit.
Ai tha se nuk ka mundësi për normalizim marrëdhëniesh mes Kosovës dhe Serbisë dhe se Edi Rama më shumë i ka shkaktuar dëme Kosovës, sesa i ka sjellë përfitime Shqipërisë.
Krasniqi: Nuk e kuptoj pasionin e Ramës për të justifikuar veprimet e Vuçiçit dhe për të përfaqësuar qëndrimet e Serbisë. Kjo është e dhimbshme dhe tragjike. Serbia nuk ka ndërmend që të kërkojë falje, por nuk ka ndërmend që ta njohë shtetin e Kosovës.
Pardje në Beograd ka pasur një incident, sepse ka një moral kundër kriminelit të luftës, Mlladiç. Disa të rinjtë ka shkuar për ta hequr dhe policia i ka ndjekur, duke e ruajtur me oficerë. Pra, vepra e tij lavdërohet. Nuk ka mundësi për normalizim marrëdhëniesh. Edi Rama më shumë i ka shkaktuar dëme Kosovës, sesa i ka sjellë përfitime Shqipërisë.
