VIDEO/ Publikohen pamjet, shikoni momentin kur 27-vjeçari shqiptar vret shitësin në market
Janë publikuar pamjet nga momenti kur 27-vjeçari shqiptar ka vrarë një shitës në Selanik.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ku shqiptari ishte futur në market për të grabitur, por ka kryer aktin e rëndë.
Siç shihet në pamjet e publikuara nga mediat greke 27-vjeçari i veshur me rroba të zeza, një xhaketë, maskë kirurgjikale hyn në market, menjë sfungjer në dorë brenda të cilit kishte fshehur dhe armë.
Autori sapo hyn në market, lëshon sfungjerin në tokë, nxjerrë armën dhe e ia drejton shitësit, i cili mësohet se ishte në moshën 44-vjeçare.
Ky i fundit ka tentuar që t’i marrë armën dhe është munduar që të qetësojë autorin. Por më pas mes tyre ka nisur një sherr, ku në përleshje e sipër 27-vjeçari ka qëlluar. Shitësi u qëlluar me plumba në kokë e si pasojë humbi dhe jetën.
Autori u arrestua 24 orë pas ngjarjes, ndërsa në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij.
