Krasniqi: Gara më interesante mes LDK-së dhe VV-së, sesa vetë kandidatëve, sidomos në Prishtinë

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, publicisti Milazim Krasniqi u shpreh se qytetarët në Kosovë duan mundësi për punë dhe paqe.

Ai tha se gara është më interesante mes LDK-së dhe VV-së, sesa vetë kandidatëve, duke shtuar se Prishtina ka qenë një bastion i LDK-së, por humbi në zgjedhje e fundit.

Krasniqi: Qytetarët në Kosovë duan mundësi për punë dhe paqe. Dhe se si do të jetë situata do ta shohim të dielën. Problemi është se ka pasur deklarata për luftë ndaj korrupsionin, por nuk është se kemi parë një luftë aq të fortë ndaj korrupsionit. Kultura e korrupsioni është shumë e ngulitur në shoqëri dhe asnjë qeveri nuk mund ta shkulë kaq kollaj.

Gara është më interesante mes LDK-së dhe VV-së, sesa vetë kandidatëve. Prishtina ka qenë një bastion i LDK-së, por humbi në zgjedhje e fundit. Ndërsa VV e ka jetike që ta fitojë Prishtinën sepse do të dukej si humbëse në sytë e qytetarëve.