Normalizohet situata në Kosovë, asnjë viktimë dhe 11 raste të reja nga Covid-19
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2021, 15:53
Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bën me dije se gjatë kësaj kohe janë infektuar me koronavirus 11 persona.
Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.466
Në total numri i rasteve aktive është 447.
