Ligji për pagat, ultimatum qeverisë/ Mjekë dhe infermierë kërkojnë të konsultohen, ligji nis zbatimin në janar

Punonjësit e shëndetësisë në Kosovë i kanë lënë një javë afat qeverisë që t'i përfshijë në dialog për projektligjin mbi pagat para se ta bojkotojnë punën. Sindikatat thonë se po diskriminohen nga politika dhe se prej gabimeve të saj profesionistët po largohen për vit.

Mjekë dhe infermierë të Kosovës i dhanë ultimatum qeverisë që t'i konsultojë për ligjin e ri mbi pagat, ose do e bllokojnë sistemin shëndetësor.

Profesionistët e shëndetësisë të përfaqësuar nga sindikatat protestuan të hënën para kryeministrisë.

Në sheshin afër godinës qeveritare, ata lanë këpucët dhe veshjet e punës, për të simbolizuar se ndjehen të braktisur.

“Truri i Kosovës falë politikave të gabuara që po i bëni. ne edhe një javë ditë do presim. Nga java e ardhshme do ju garantoj që do fillohet me bllokimin e sistemin shëndetësor.”

Ligji për pagat në sektorin publik pritet të zbatohet nga janari i ardhshëm dhe shpresohet që të adresojë pagat e ulëta në sektorin shëndetësor, pasi po bëhen faktor për largimin e kuadrove.

Krah punonjësve shëndetësorë dolën të hënën edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura dhe Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

‘Kërkoj nga qeveria e Kosovës që sa më shpejt të thërrasë sindikatat për dialog social. Nëse dialogu mungon sistemi arsimor do të jetë i tëri i bllokuar dhe do kemi greva, edo të ketë humbje orësh.”

Kryeministri Albin Kurti ka propozuar që paga minimale në Kosovë të rritet në 250 euro nga 170 që është, por sindikatat për sektorin privat kërkojnë që të jetë 350 euro, përndryshe nuk i paguajnë dot as faturat e zakonshme dhe kreditë.